Mali i Zi sot edhe zyrtarisht pjesë e NATO-s

6:"Picasa

Mali i Zi do të bëhet edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i NATO-s, në një ceremoni në Uashington gjatë ditës së sotme.
Ky vend i vogël ballkanik i bashkohet aleancës veriatlantike -- e cila u krijua për të luftuar agresionin sovjetik -- dhe tani po bën përpjekje për të ndaluar rusët në rritjen e ndikimit të tyre në Evropën Lindore.
Kryeministri Dushko Markoviq do të jetë pjesë e ceremonisë së pranim- dorëzimit në Shtetet e Bashkuara.
Flamuri i Malit të Zi do të valvitet në selinë e NATO-s në Bruksel për herë të parë më 7 qershor, transmeton Rel.
Sekreti i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të jetë pjesë e ceremonisë në Uashington për të mirëpritur anëtarin më të ri të aleancës.
Nga
Telegrafi
05/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































