LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi nuk pritet ta rinegociojë Demarkacionin

Mali i Zi nuk pritet ta rinegociojë Demarkacionin

Komisioni i ri Shtetëror për Demarkacion, i caktuar nga kryeministri Haradinaj dhe i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ende nuk ka dalë me të gjeturat e reja sa i përket Marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës është në pritje të këtyre të gjeturave para veprimeve të tjera, të cilat pritet të pasojnë.


Megjithatë, pavarësisht kësaj është pala malazeze ajo e cila nuk pritet që të pranojë rinegocimin e kësaj marrëveshjeje, shkruan “Zëri”.

Përveç deklaratave të zyrtarëve malazezë të ditëve të fundit se për Malin e Zi kjo çështje është mbyllur, këtë po e thonë edhe ekspertët kosovarë të hartografisëk.

Madje këta nuk e kanë edhe shumë të qartë mandatin e Komisionit të ri dhe vetë qëllimin e kryeministrit Haradinaj.

E sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nëse Kosova dëshiron të përfitojë nga liberalizimi i vizave më shpejt, mënyra e vetme është ratifikimi i kësaj marrëveshjeje.

Kurse analistët politikë vlerësojnë se veprimet e njëanshme nga Qeveria e re kosovare mund edhe të ngrinë raportet e mira mes dy shteteve.  /Zëri/