Mali i Zi hap kufijtë për Maqedoninë e Veriut dhe shtetet e rajonit


Mali i Zi që nga dita e nesërme do të hap kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, njoftoi drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Boban Mugosha.
“Për hyrje në Mal të Zi me siguri se do të duhet PCR test negativ ose test serologjik ELESA”, theksoi Mugosha gjatë paraqitjes së tij në televizionin “Vijesti”.
Sipas tij, vendimi për hapjen e kufijve është marrë pas kërkesave të përfaqësuesve të turizmit.
Trupi koordinues kombëtar gjatë ditës së sotme pritet të përcaktojë detaje rreth mënyrës për hyrje në Mal të Zi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































