LAJMI I FUNDIT:

Malçeski-Gruevskit: Dorëhiqu sa nuk është vonë

Malçeski-Gruevskit: Dorëhiqu sa nuk është vonë

Ish-zyrtari i OBRM-PDUKM-së dhe tani anëtar i kësaj partie, Samoil Malçeski me një letër të hapur i është drejtuar kryetarit të kësaj partie Nikolla Greuvski ku i kërkon dorëheqje të pakthyeshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Dorëheqja yte do të mundësojë që partia të konsolidohet më shpejtë, të modernizohet dhe të demokratizohet. Me këto ndryshime, partia do të kthehet në rrugë të fitoreve të cilat vetëm t’i i pengon. Shpesh i përmend patriotët e kombit por t’i ke dështuar që të jesh i tillë dhe kjo duket në anketat e fundit të nxjerra në opinion dhe ato interne. Desha të të të kujtoj një thënie të Dame Gruev i cili thotë ”Boll më, më mirë një fund i keq sesa një e keqe pafund”’ thotë mes tjerash Malçeski në letrën e tij publike drejtuar Gruevski.


Kujtojmë se kundër Gruevskit janë edhe disa anëtarë e ish-zyrtarë tjerë të partisë që kanë marr mbështetje nga BE dhe nga SHBA-të. /Telegrafi/