LAJMI I FUNDIT:

Makinat e reja nga Porsche, me elemente që ngjajnë sikur modelet e vjetra (Foto)

Makinat e reja nga Porsche, me elemente që ngjajnë sikur modelet e vjetra (Foto)

Kompania Porsche, praktikon shpesh kthimin e makinave të së kaluarës

Vetëm pak prodhues mund të kthejnë elemente të vjetra në makinat e reja, ndërsa Porsche është specializuar në këtë aspekt, transmeton Telegrafi.


Sistemi i vjetër i ajrosjes që është vendosur te 911 të ri, i ka pëlqyer shumë entuziastëve, andaj vazhdon të jetë një sistem i kërkuar. Modeli Speedster, ka qenë pjesë e ndryshimeve, brenda së cilit është vënë sistemi manual i ndërrimit të shpejtësive, sikur në makinat klasike.

Tani Porsche do të sjellë edhe më shumë mundësi, duke përfshirë ngjyrat, materialet, si dhe aksesorët që janë përdorur dikur dhe duken si të vjetra, megjithëse janë prodhuar me materiale moderne.

Sipas dëshirës së blerësit, në brendi të ndonjë Porsche të re, mund të vendoset timoni që është shfrytëzuar dikur, pa ndonjë rrezik se nuk i përshtatet nevojave të ditëve të sotme.

Materialet që mbulojnë ulëset dhe pjesët anësore, janë pjesë e ofertës, që duan të kenë një Porsche të re, me brendi që ngjanë me makinë e viteve që kanë prodhuar nga 1950 deri më 1980. /Telegrafi/