LAJMI I FUNDIT:

Makina përplas për vdekje endacakun në Lushnje

Makina përplas për vdekje endacakun në Lushnje
Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje.

Një automjet tip karrotres, me drejtues një 27-vjeçar ka përplasur për vdekje një 50 vjeçar, i cili dyshohet se ishte endacak.


I riu është shoqëruar në polici pas aksidentit tragjik.

“Rreth orës 03:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip karrotres, me drejtues shtetasin M. Ç., 27-vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50-vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë. /ABC News/