LAJMI I FUNDIT:

Majtistët: Të dëgjohet zëri i varfnjakëve

Majtistët: Të dëgjohet zëri i varfnjakëve

Bartësi i listës zgjedhore në NJZ 2, Trajçe Stojanov, të kandidatëve për deputetë të partisë politike “E majta”, sot ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën ka prezantuar programin politik për zgjedhjet e 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se “E majta” është zëri i të varfërve, punëtorëve, të dëmtuarve, partia e cila ofron mundësinë për të dëgjuar zërat e këtyre grupeve.


‘Ne jemi të bindur, se “E majta” do të bëhet parti parlamentare dhe me atë do të jetë në institucione që drejtpërdrejtë të dëgjohet zëri i grupeve të shtypura’.

Programi, tha ai, se ka politika klasike të majta të cilat sjellin përfitime për grupet më tëtë margjinalizuara në shoqëri. /Telegrafi/