Majlinda Kelmendi u nis për në Londër

Ministri i Sportit dhe i Kulturës, Memli Krasniqi, Majlindës i dhuroi flamurin e shtetëror të Kosovës. Majlinda do të prezantohet më 29 korrik ndërsa LO fillojnë me 27 korrik.
Nga sportistët shqiptar medalje olimpike patën fituar dy mundësit Shaban Tërstena (të artë), Shaban Sejdiu (të bronztë) dhe boksieri Aziz Salihu (të bronztë), në lojërat olimpike Los Angjelos 1984.
Majlinda e ka arritur normën olimpike dhe në ngjarjen më të madhe sportive në botë do të jetë ambasadore e madhe e proceseve jo vetëm sportive e Kosovës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/07/2012












































