Magic Eraser po vjen për të gjithë përdoruesit e Pixel dhe abonentët e Google One në Android dhe iOS
Veçoria Magic Eraser e prezantuar nga Google me Pixel 6 së shpejti do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Pixel.
Magic Eraser do të jetë gjithashtu në dispozicion edhe për përdoruesit e telefonave të tjerë Android dhe iOS përmes aplikacionit Google Photos nëse ata kanë një abonim në Google One.
Aplikacioni Google Photos gjithashtu po e merr edhe veçorinë HDR për video, e cila do të jetë gjithashtu në dispozicion për të gjithë abonentët e Google One, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Ndër të tjera, abonentët e Google One do të mund të aplikojnë edhe “Styles” në një foto të vetme në redaktuesin e kolazhit të aplikacionit Google Photos, dhe Google thotë se një gamë e re e “Styles” po vjen për të gjithë përdoruesit e Pixel dhe Google One, kështu që ata do të kenë më shumë dizajne për të zgjedhur gjatë bërjes së kolazheve me fotografi.
Gjiganti i kërkimit në internet me bazë në Mountain View gjithashtu ka njoftuar se do të ofrojë dërgesa pa para për abonentët e Google One në porositë nga dyqanet e printimit në SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe në tregjet tjera në Evropë.
Shpërndarja e veçorive të reja të Google Photos ka filluar tashmë për abonentët e Google One dhe të gjithë përdoruesit e Pixel.
Nëse nuk je i abonuar në Google One, mund të regjistrohesh për një provë falas në “Google Photos” duke filluar në fillim të marsit për të provuar veçoritë e reja përpara se të blesh një abonim në Google One. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Si të bllokoni marrjen e mesazheve në Gmail
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'