LAJMI I FUNDIT:

Madonna refuzon të bashkëpunoj me David Guetta për shkak të shenjës së horoskopit

Madonna refuzon të bashkëpunoj me David Guetta për shkak të shenjës së horoskopit

David Guetta ka pohuar se Madonna nuk pranoi të punonte me të pasi i zbuloi këngëtares shenjën e tij të horoskopit.

Producenti dhe DJ i njohur ka thënë për ‘Mcfly et Carlito’ se Madonna kishte dëshirë të punonte me të pasi ai fitoi një ‘Grammy’ në 2011 për remiksin e këngës së saj “Revolver”.


Duke reflektuar në një takim të mëvonshëm midis tyre, ai tha: “Ajo më thotë se e pëlqen këtë remix dhe më sugjeron që unë të punoj në albumin e saj të ardhshëm. Mbërrij për drekë. Ne flasim për gjithçka – muzikën, atë që ajo dëshiron të bëjë me albumin. Jemi vetëm ajo dhe unë. Shumë i relaksuar, shumë mirë”.

Madonna (Foto: Getty Images)

Por gjërat më pas morën një kahje tjetër kur Guetta tregoi se ishte një akrep në bazë të shenjës së horoskopit.

“Papritmas, ajo bën një fytyrë më ndryshe dhe më thotë, “Më vjen keq, ne nuk do të jemi në gjendje të punojmë së bashku. Ishte kënaqësi të të njihja. Mirupafshim”.

Sipas Astrology.com, akrepat thuhet se janë “të devotshëm, të vendosur dhe të vëmendshëm”, por gjithashtu “të dyshimtë dhe e kanë të vështirë të fitojnë besimin e njerëzve”.

Madonna, David Guetta dhe Avicii (Foto: EDM House Network)

Siç raporton The Independent, Madonna më parë ka punuar me një akrep – ishte këngëtarja Bjork – e cila shkroi këngën e saj të vitit 1994 “Bedtime Story”.

Ajo arriti dhjetëshen më të mirë në top listat e Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori