LAJMI I FUNDIT:

Madonna: “50 Shades of Grey” për ata që s’e njohin seksin

Madonna: “50 Shades of Grey” për ata që s’e njohin seksin

Madonna këtë herë ka folur si një seksologe e vërtetë, edhe pse edhe nga e kaluara ajo njihet për mendimet kontraverse.

“50 hijet e Greit” (50 Shades of Grey) është për dikë që kurrë më parë nuk ka bërë seks.

Kështu është shprehur ajo gjatë një interviste, ku teksa ka folur për albumin e saj më të ri “Rebel Heart”, është pyetur edhe për premierën e shumëpritur të filmit erotik. Ajo nuk ishte një ndër të shumtët që mezi prisnin daljen e filmit në kinema.


Madonna tha se e ka lexuar triologjinë, por kjo e fundit nuk e ka kënaqur aspak.

“Nuk ishte aspak seksi”, ka thënë ajo, për librin më të shitur të E. L. James.

Këngëtarja ka shtuar gjithashtu se nuk ishte një ndër filmat që dëshironte ta shihte dhe as që e kishte çuar nëpër mend një gjë të tillë.

“Kur lexoja, prisja që diçka e madhe, eksituese dhe tepër e çmendur të ndodhte në dhomën e kuqe të Mr. Grey, por sa më shumë lexoja, aq më shumë zhgënjehesha”, citohet të ketë thënë ylli i popit për Billboard. /Telegrafi/