Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se do të vizitojë Kinën në fillim të prillit - pjesërisht për të mbështetur ndihmën e Pekinit për t'i dhënë fund luftës.

Kjo vjen pasi Kina shpalosi një plan paqeje prej 12 pikash, që bën thirrje për një armëpushim nga Rusia dhe Ukraina, transmeton Telegrafi.


Macron e quajti planin e paqes "një gjë të mirë".

Pekini duhet të ndihmojë Perëndimin "të ushtrojë presion mbi Rusinë në mënyrë që ajo të mos përdorë kurrë armë kimike ose bërthamore", u tha ai gazetarëve në një panair bujqësor në Paris.

Megjithatë, jo të gjithë udhëheqësit e kanë mirëpritur planin e propozuar të paqes nga Kina

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se nuk kishte parë "asgjë në plan" që do të përfitonte "kushdo tjetër përveç Rusisë" nëse do të zbatohej. /Telegrafi/