LAJMI I FUNDIT:

Macron shpall gjendjen e jashtëzakonshme?

Macron shpall gjendjen e jashtëzakonshme?

Presidenti Francez Emmanuel Macron do të mbledhë kabinetin e tij për një takim të dytë të krizës brenda dy ditëve, pasi shpërthyen trazira masive në të gjithë vendin.

Takimi do të zhvillohet në një kohë kur politikanët e djathtë kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.


Gjendja e jashtëzakonshme u jep autoriteteve kompetenca të veçanta kur institucionet e vendit vlerësohen se janë “nën kërcënim”. Kjo i lejon qeverisë të vendosë shtetrrethim, të ndalojë tubimet dhe ngjarjet publike.

Shkalla e shkatërrimit në të gjithë Francën këtë mëngjes ka të ngjarë të nxisë thirrjet për një gjendje të jashtëzakonshme.

Qeveria e Francës vendos 40,000 policë shtesë në të gjithë vendin, në përgjigje të trazirave pas vrasjes së një adoleshenti në Paris
Lexo po ashtu Qeveria e Francës vendos 40,000 policë shtesë në të gjithë vendin, në përgjigje të trazirave pas vrasjes së një adoleshenti në Paris

Nënkryetari i Senatit, Roger Karoutchi, ka postuar tashmë në Twitter se mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ishte një “gabim”.

Por qeveria franceze mund të jetë e kujdesshme ndaj hapit të paprecedentë. Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall nga presidenti Jacques Chirac gjatë trazirave në periferi në vitin 2005. Ajo masë u shpall për herë të parë pas 50 vitesh.

Dhjetë vjet më vonë, qeveria franceze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve terroriste në Paris në 2015. Masa zgjati dy vjet. Ditën e djeshme disa ministra të qeverisë deklaruan se nuk po shqyrtohet gjendja e jashtëzakonshme.

Nëse ky do të vazhdojë të jetë qëndrimi i tyre ndërsa protestat e dhunshme intensifikohen, mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori