LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Francës vendos 40,000 policë shtesë në të gjithë vendin, në përgjigje të trazirave pas vrasjes së një adoleshenti në Paris

Qeveria e Francës vendos 40,000 policë shtesë në të gjithë vendin, në përgjigje të trazirave pas vrasjes së një adoleshenti në Paris

Qeveria e Francës ka njoftuar vendosjen e 40,000 policëve shtesë në të gjithë vendin në përgjigje të trazirave disaditore pas qëllimit fatal të një djali 17-vjeçar nga një oficer gjatë një ndalimi trafiku.

Ngjarja vjen pasi Pascal Prache, prokurori publik i Nanterres – ku ndodhën të shtënat dhe janë shkaktuar protesta të dhunshme në mbarë vendin – tha se oficeri po hetohej për “vrasje të vullnetshme”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Dhe dy persona do të drejtojnë hetimet për vdekjen e adoleshentit, i cili u plagos me armë zjarri dhe vdiq në vendngjarje.

Prokurori tha në një konferencë për shtyp të enjten se “kushtet për përdorimin e ligjshëm të armës nuk janë plotësuar”, duke shtuar se ka kërkuar që oficeri të mbahet në paraburgim.

Ai ishte arrestuar nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.

Ndërkohë, të paktën 150 persona janë arrestuar në Francë pas natës së dytë të protestave për vrasjen.

Në periferi të Parisit, Nanterre, ku djali u qëllua për vdekje pas një ndalimi trafiku, pati një natë tjetër dhune të mërkurën, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës dhe protestuesit hodhën fishekzjarre ndaj oficerëve dhe u vunë flakën automjeteve.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha të enjten: “Një natë dhune e padurueshme kundër simboleve të Republikës: bashkia, shkolla dhe komisariate të djegura ose të sulmuara. 150 arrestime”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Botë
Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori