LAJMI I FUNDIT:

Macron: E kuptoj shokun për shkak të karikaturave me profetin Muhamed, por nuk e pranoj arsyetimin e dhunës

Macron: E kuptoj shokun për shkak të karikaturave me profetin Muhamed, por nuk e pranoj arsyetimin e dhunës

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se i kupton ndjenjat e myslimanëve ndaj karikaturave fyese të profetit Muhamed, por ka theksuar se qeveria e tij nuk qëndron prapa tyre dhe nuk e pranon që të arsyetohet dhuna.

Gjatë një interviste dhënë për Al Jazeera, Macron ka thënë se “mund ta kuptojë shokun për shkak të karikaturave të profetit Muhamed, por kurrë nuk do të pranojë të arsyetohet dhuna. Detyra jonë është të mbrojmë lirinë dhe të drejtat”, transmeton Telegrafi.


Ai këmbëngulë se do të mbrojë gjithmonë lirinë e të shprehurit dhe mendimin ndryshe. Ai ka folur edhe për karikaturat që janë publikuar nga revista satirike “Charlie Hebdo”, për të cilën tha se nuk është “projekt qeveritar” por se thjesht bëhet fjalë për një gazetë të lirë dhe të pavarur që nuk ka të bëjë asgjë me qeverinë.

Kujtojmë që në fillim të javës, një mësues francez e pësoi me jetë kur një burrë ia preu kokën me thikë, pasi që i biri i tij i kishte thënë se ai u kishte treguar në orë të mësimit karikaturat me profetin Muhamed. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori