LAJMI I FUNDIT:

Macron bën një gafë në Australi, e quan gruan e kryeministrit australian “të shijshme” (Video)

Macron bën një gafë në Australi, e quan gruan e kryeministrit australian “të shijshme” (Video)

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një gafë të mërkurën, gafë kjo që të mërkurën la audiencën australiane “duke kruar kokën”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gabimin në anglisht e ka bërë gjatë një udhëtimi diplomatik, ku kishte diskutuar edhe çështje të rëndësishme si ndryshimi i klimës dhe mbrojtja.


Megjithatë, anglishtja e presidentit e humbi atë momentalisht pasi falënderoi kryeministrin Malcolm Turnbull.

“Faleminderit juve dhe gruas tuaj të shijshme për mikpritjen tuaj të ngrohtë, organizimin e përsosur të këtij udhëtimi”, tha ai.

“Faleminderit për ju dhe Lucy, ju faleminderit shumë, zoti Kryeministër”, shtoi ai, para se të dy burrat të shtrëngonin duart. /Telegrafi/