LAJMI I FUNDIT:

Macron: Ambasadori francez po mbahet peng në ambasadën e Nigerit

Macron: Ambasadori francez po mbahet peng në ambasadën e Nigerit

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ambasadori i Francës në Niger dhe diplomatë të tjerë francezë “po mbahen peng në ambasadën franceze”.

Duke folur në një konferencë gjatë një vizite në rajonin e Cote D’Or të premten, Macron tha se “iu ndalua dërgimi i ushqimit” në ambasadën në Niamey dhe se ambasadori po ushqehej me “racione ushtarake”, raporton CNN, përcjell Telegrafi.


“Ambasadori Sylvain Itte nuk mund të dalë ai është person non-grata dhe atij i refuzohet ushqimi”, u shpreh Macron.

Pasi mori kontrollin e vendit të Afrikës Perëndimore në muajin korrik, junta ushtarake urdhëroi ambasadorin Itte të largohej nga Nigeri. Më vonë ia hoqën vizën dhe udhëzuan policinë që ta dëbonte.

Por diplomati mbeti në vend, sipas presidencës franceze, derisa autoritetet franceze përsëritën që nuk e njohin autoritetin e juntës.

I pyetur nëse do të punonte për kthimin e ambasadorit në Francë, Macron theksoi autoritetin e presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum: “Unë do të bëj gjithçka për të cilën biem dakord me Presidentin Bazoum, sepse ai është autoriteti legjitim dhe flas me të çdo ditë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Kalo në kategori