LAJMI I FUNDIT:

Macja u përpoq të mashtronte pronarin, por plani i dështoi

Macja u përpoq të mashtronte pronarin, por plani i dështoi

Macja BooBoo ka bërë miliona përdorues të TikTok të qeshin me sjelljen e tij të pazakontë. Gjegjësisht, pronarja ka publikuar një video në profilin e TikTok @herecomesbooboo në të cilën ajo shpjegon se çdo orë duhet ta mbushë tasin me ujë sepse është bosh.

Për të zbuluar se çfarë është, ajo vendosi një kamerë që regjistron macen e saj duke pirë ujë. Videoja, e cila deri më tani është parë nga 6.1 milionë njerëz, tregon BooBoo duke pirë ngadalë ujë derisa në një moment ai ndalon për të parë nëse dikush po shikon.


Pasi e kupton që ajri është i pastër, ai fillon të derdhë ujë në tapet pa ndonjë arsye të dukshme. Pronari i saj nuk e kishte të qartë pse po e bënte këtë, por ajo arriti të zbulonte misterin pas tasit të zbrazët.

@herecomesbooboo I can’t believe this is what he’s been doing 😑#catlover #cattok #cats #catsoftiktok ♬ Monkeys Spinning Monkeys – Kevin MacLeod & Kevin The Monkey

Shikuesit e videos shpjeguan se për çfarë bëhej fjalë në komente. Domethënë, disa mace preferojnë të pinë ujë të rrjedhshëm dhe nuk janë adhuruese të tasave sepse uji në to qëndron i qetë dhe më pas nuk janë të sigurt nëse është i freskët.

Sa herë që një mace derdh ujë, të krijohet përshtypja se uji po lëviz, prandaj e di se është i sigurt për t’u pirë. Përdoruesit e këshilluan pronarin t’i blinte atij një shatërvan mace për të zgjidhur këtë problem.

Përdorues të tjerë bënë shaka dhe thanë se tashmë e dinin se për çfarë bëhej fjalë nga njolla në tapet, dhe disa prej tyre kishin përvoja të ngjashme me macet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Kalo në kategori