Macja, gjarpri dhe bretkosa në një përleshje të pazakontë (Video)


Në Tajlandë është regjistruar një rast i bizar, ku një gjarpër i përpirë deri në gjysmë nga bretkosa, vazhdonte të përleshej me një mace.
Zvarraniku shihet duke u hedhur në drejtim të kafshës bardhezi, ndërsa ishte kafshuar nga bretkosa.
Kjo e fundit nuk e bën asnjë lëvizje, derisa preja që e ka në gojë, vazhdon të sulmojë.
Nuk dihet si ka përfunduar kjo ngjarje e çuditshme, ku janë përfshirë tri gjallesa të ndryshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































