LAJMI I FUNDIT:

Maas: Gjermania do të angazhohet që sa më shpejt të bëhet liberalizimi i vizave për kosovarët

Maas: Gjermania do të angazhohet që sa më shpejt të bëhet liberalizimi i vizave për kosovarët

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se Qeveria e Gjermanisë do të vazhdojë të angazhohet që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Maas, tha se kjo si një temë e rëndësishme për kosovarët është diskutuar edhe gjatë takimit me Presidenten, Vjosa Osmani.


Ai shprehu qëndrimin e qeverisë së vendit të tij, ku tha se kjo do të angazhohen që liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpejt.

“Ne kemi biseduar edhe për atë që për qytetarët e Kosovës është e rëndësishme, për vizat, unë i kam shprehur presidentes që qëndrimi i Qeverisë së Gjermanisë është i qartë që Kosova i ka përmbush të gjitha dhe duhet të liberalizohen , kjo nuk është çështje e përmbushjes së kritereve por edhe asaj që BE-ja të realizoj premtimin, ne do të angazhohemi të realizohet sa më shpejt për Kosovën”, u shpreh Maas. /Telegrafi/