LAJMI I FUNDIT:

‘Ma Quale Dieta’, kënga që frymëzoi Italinë drejt triumfit në Euro 2020

‘Ma Quale Dieta’, kënga që frymëzoi Italinë drejt triumfit në Euro 2020

Kishte një këngë që shoqëronte skuadrën e Italisë gjatë gjithë rrugës së tyre drejt triumfit në Euro 2020, por nuk ishte Notti Magiche – ishte një ‘zhurmë’ për një dietë.

Dokumentari Sogno Azzurro u transmetua në RAI 1 mbrëmjen e së enjtes dhe tregoi pamje të pamenduara të prapaskenave të Azzurrëve në punë dhe lojë.


Pas disa ndeshjeve, lojtarët u bashkuan për të kënduar Notti Magiche, kënga zyrtare e Kupës së Botës 1990 në Itali, edhe pse emri zyrtar i këngës është Un’Estate Italiana.

Dokumentari zbulon se kishte një këngë tjetër që provoi të ishte ‘shtylla kurrizore’ në Kampionatin e tyre Evropian.

Publikohet video kur skuadra e Italisë e shikonte momentin kur Eriksen u rrëzua pas atakut kardiak – Barella në lot, Donnarumma nuk mund të shikonte
Lexo po ashtu Publikohet video kur skuadra e Italisë e shikonte momentin kur Eriksen u rrëzua pas atakut kardiak – Barella në lot, Donnarumma nuk mund të shikonte

Kënga quhet ‘Ma Quale Dieta’ dhe interpretohet nga artisti napolitan, Luca Il Sole di Notte.

Kjo u soll në kampin e Italisë nga sulmuesi Lorenzo Insigne, i cili veproi si DJ për grupin në pjesën më të madhe të kohës në stërvitje dhe në udhëtime të gjata.

Teksti i këngës, i cili është në dialektin napolitan flet për një dietë dhe urinë.

“Çfarë diete? Më pëlqejnë qoftet, më pëlqen një copë derri, hëngra në ora 4, tani jam përsëri i uritur dhe është vetëm ora 7”.

Lojtarët u intervistuan për dokumentarin duke folur në lidhje me këngën, e cila ishte bërë diçka si magjepse dhe që sillte fat të mirë.

Kishte edhe një moment në autobus me Alessandro Florenzin që kishte hequr këpucën për ta goditur dritaren për ta mbajtur ritmin.

“Unë dhe Locatelli, herët e para që dëgjuam atë këngë në autobus, shikuam njëri-tjetrin dhe sikur thoshim, ku jemi në tokë? Por, tani jemi të parët që duam ta dëgjojmë atë në autobus. Është bërë një lloj riti para lojërave, në palestër, kudo”, ka thënë Matteo Pessina.

Giorgio Chiellini gjithashtu rrëfeu se ishte tërhequr nga disponimi i këngës.

“Ne kemi një grup ultras/DJ që mbushën listat e dëgjimit me këngë napolitane. Unë madje nuk e di kush është këngëtari, gjithçka që di është se quhet ‘Ma Quale Dieta?’ dhe unë duhej të mësoja korin për t’u bashkuar me djemtë”, shtoi Chiellini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori