Pas informatave se sot në mëngjes mes orës 10.30 deri në 10.50, një avion ushtarak grek e ka shkelur hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë, nga Navigacioni i Maqedonisë (M-NAV) për MIA informojnë se deri më tani tek ato nuk është regjistruar shkelje e hapësirës ajrore të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më herët nga ARM njoftuan që në afërsi të kufirit Maqedoni-Greqi, në mënyrë vizuale janë vërejtur fluturake greke të cilët fluturojnë mbi Idomeni, por në bazë të vrojtimit vizual, pa matje precize nga institucionet përgjegjëse nuk mund të vërtetohet nëse dhe sa ndonjë nga aeroplanët ka hyrë në territorin tonë.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA nga Gjevgjelia, disa aeroplanë dhe helikopterë grek, në periudhën e dhënë tre herë kanë fluturuar mbi kufi në pjesën e kampit Idomeni me qëllim që të bëjnë presion mbi refugjatët, në suaza të stërvitjes së tyre ushtarake të quajtur “Stuhia”.
Stërvitja, sipas mediave greke, ka qenë e paralajmëruar si parapërgatitje për sistemin e ushtarëve për mbrojtje të kufirit Maqedoni-Greqi, të cilët do të ishin logjistikë për pastrimin e kampit në Idomeni dhe zhvendosjen e refugjatëve në qendra pranimi në brendi të Greqisë.
Qytetarët e Gjevgjelisë dhe qytetarët e shumtë grek që sot erdhën për tregti në Gjevgjeli, ishin dukshëm të shqetësuar dhe të frikësuar nga fluturimi i aeroplanëve grek./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Greqia ua tregon muskujt Maqedonisë dhe Turqisë?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur