LAJMI I FUNDIT:

LVV reagon pas zgjedhjes së kryeshefit dhe sekretarit të ri të Trepçës

LVV reagon pas zgjedhjes së kryeshefit dhe sekretarit të ri të Trepçës
-->

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas zgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv dhe sekretarit e korporativ të kombinatit Trepça, e cila ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës t’i largoj nga këto pozita.

Sipas LVV-së, zgjedhja e tyre në këto pozita është zaptim i Trepçës.

“Ne do t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës të marrë masa për largimin e personave të tillë. Po ashtu do ta përkrahim sindikatën dhe punëtorët e Trepçës që mos t’iu nënshtrohen atyre dhe të kërkojnë largimin e tyre”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Basri Ibrahimi, kryeshef i ri i Trepçës
Lexo po ashtu Basri Ibrahimi, kryeshef i ri i Trepçës

Reagimi i plotë i LVV-së

Zaptimi i Trepçës

Ditën e djeshme është njoftuar se bordi i Trepçës ka zgjedhur Kryeshefin ekzekutiv Basri Ibrahimin dhe Sekretarin korporativ Afrim Haxhiun. Secili prej këtyre i njohur për lidhje me koniunkturën e pushtetit që ka kapur shtetin, pra me krerët e PDK-së e ShIK-ut.

Basri Ibrahimi është aktualisht Kryeinspektor i Inspektoratit të punës, i njohur për lidhjet e tij me Elmi Reçicën, por pa asnjë përvojë as në industri as në drejtimin e ndonjë ndërmarrjeje të madhe dhe me plot dështime në institucionin që drejton. Ibrahimi u zgjodh aty për ta zbatuar planin që e kanë tash sa kohë për ta zaptuar plotësisht Trepçën dhe për ta dërguar drejt falimentimit si përligje e kërkesave për privatizim të pjesëve të saj. Afrim Haxhiu, i afërmi i deputetit Bekim Haxhiu, sekretar në Këshillin e Sigurisë së Kosovës, ish punonjës në AKI, po ashtu pa asnjë përvojë në drejtimin e ndonjë ndërmarrje të tillë u zgjodh për të njëjtat arsye. E gjitha kjo në kohën kur gjendja financiare në Trepçë është tejet e rëndë.

Bordi plotësisht jo profesional dhe i kapur i Trepçës e bëri dje dhe një akt tjetër për zaptimin e Trepçës.

Ne do t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës të marrë masa për largimin e personave të tillë. Po ashtu do ta përkrahim sindikatën dhe punëtorët e Trepçës që mos t’iu nënshtrohen atyre dhe të kërkojnë largimin e tyre. /Telegrafi/