Hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës ka nxitur reagime të shumta. Së fundmi për këtë çështje ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
LVV ka theksuar se nuk është hera e parë që shohim një patrullim të xhandarmërisë̈ serbe brenda territorit të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës, institucionet vendore në vend se të kujdesen për rendin dhe ligjin, e të sigurojnë mbrojtje për qytetarët në këto pjesë, po vazhdojnë të jenë të ngathëta, neglizhente, ta bartin përgjegjësinë te KFOR-i, e madje edhe të shfaqin mosbesim ndaj banorëve e vetë institucioneve tona”, thuhet në reagimin e LVV-së.
LVV ka shtuar se është koha e fundit që institucionet vendore të jenë në krye të detyrës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Pa reciprocitet e me huti, kjo është qeveria Koti
Kjo fundjavë u mbyll me lajmin se në rrugën kryesore të fshatit Karaçevë kanë kaluar 8 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të uniformuar, me helmeta dhe armë të gjata. Dëshmitarë ishin banorët të cilët edhe i fotografuan ata, por edhe ish kryetari i komunës së Dardanës, Shaip Surdulli, i cili tregoi se policia e Kosovës më vonë ia ka konfirmuar se ata janë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.
Nuk është hera e parë që shohim një patrullim të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës. Shpesh ka pasur incidente të tilla edhe në të kaluarën. Kujtojmë vrasjet dhe plagosjet në Dumnicë në vitin 2014 dhe dhjetëra raste kur është dëmtuar e vjedhur prona, e janë frikësuar e terrorizuar banorët shqiptarë të këtyre fshatrave në vijë kufitare.
Qeveria e Kosovës, institucionet vendore në vend se të kujdesen për rendin dhe ligjin, e të sigurojnë mbrojtje për qytetarët në këto pjesë, po vazhdojnë të jenë të ngathëta, neglizhente, ta bartin përgjegjësinë te KFOR-i, e madje edhe të shfaqin mosbesim ndaj banorëve e vetë institucioneve tona. Si u bë që KFOR-it, dhe askujt tjetër i takon ajo pjesë sipas marrëveshjes së Kumanovës, e ndërkohë shohim ecje të lirë e të rëndë të xhandarmërisë serbe aty, dhe askund ndonjë institucion vendor të sigurisë? Si u bë që policia e Kosovës nga vendi i ngjarjes e konfirmoi që ata janë pjesëtarë të xhandarmërisë, kurse më vonë kur pjesëtarë të policisë së Kosovës shkuan në Karaçevë nuk panë asgjë? Duhet hetim e raport i detajuar thotë kryeministri i hutuar përderisa nuk ka kurrfarë ndjeshmërie për cenimin e sovranitetit dhe jetën e sigurinë e banorëve të republikës në atë pjesë.
Ky kryeministër, që ka hequr dorë edhe nga reciprociteti me Serbinë, siç duket nuk sheh mundësi që aty ku shfaqet Serbia të ketë prani edhe Kosova. Sipas tij policia kur shkoi në vend të ngjarjes nuk pa asgjë, andaj po kërkon hetim thua se banorët e policia e Kosovës nuk kanë parë hyrje të forcave të Serbisë atje. Është koha e fundit që institucionet vendore të jenë në krye të detyrës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e xhandarmërisë është e papranueshme e po ashtu edhe indiferenca e institucioneve vendore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende aktiv zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, 18 vatra të regjistruara në 24 orët e fundit

Fluksi i lartë i turistëve e mjeteve, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

Grenell hedh akuza ndaj presidentes Osmani për manipulim të fjalëve të Trump

Deputeti gjerman: Serbia s’mund të kërkojë të drejta për serbët në Kosovë, e të shkelë ato të shqiptarëve në Preshevë

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Vlorë

Rama shpërthen ndaj VV-së: Nuk janë parti, por sekt me “babën” në krye

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë