LAJMI I FUNDIT:

LVV-ja kundërshton shkarkimin e bordit të ZRRE-së

LVV-ja kundërshton shkarkimin e bordit të ZRRE-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do ta votojnë shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, ka thënë shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo pasi sipas saj, kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e këtij bordi, përveçse nuk e ka pasur arsyetimin e bindshëm, ka shpërputhje dhe mangësi serioze në raport me dispozitat ligjore që i parasheh ligji për rregullatorin e energjisë.


Kusari-Lila ka thënë se tri pikat që i ka radhitur LDK-ja janë mosrealizim i detyrave dhe përgjegjësive sipas ligjit të ZRRE-së, dështimi në realizimin e tyre, shkelje të detyrave duke vendosur Kuvendin në lajthitje.

PDK mbështet shkarkimin e Bordit të ZRRE-së
Lexo po ashtu PDK mbështet shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

Sipas saj, shkarkimi bëhet në situatat kur një anëtar është i dënuar me burg për vepër penale, nuk mund t’i kryejë detyrat për muaj me radhë apo shkel kushtet e përcaktuara.

“Po mundohet që t’i faturohet situata 20-vjeçare një bordi që ka mandat 1-vjeçar. Duke përmendur të gjitha faktet dhe duke përcjellë ndjeshmërinë në situatën e energjisë, Grupi Parlamentar i LVV-së nuk e mbështet mocionin dhe rrjedhimisht do të votojë kundër këtij mocioni”, ka thënë ajo në seancën e sotme të Kuvendit. /Telegrafi/