Ardon Jashari do të largohet në verë nga skuadra zvicerane Luzern.

Mesfushori shqiptar ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion, ku është ftuar edhe nga Përfaqësuesja A e Zvicrës.


Megjithatë në verën e këtij viti, anëtari i skuadrës zvicerane Luzern do ta bëj hapin e madh në karrierë pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Ardon Jashari 3 1

Mediat në Zvicër kanë raportuar se gara është ngushtuar dhe tani katër skuadra shihen si më të favorizuara për t'i fituar shërbimet e tij dhe ato janë Atalanta, Eintracht Frankfurt, Celtic dhe Porto.

Luzern i ka vendosur çmimin e largimit kapitenit të tyre dhe për ta lënë të lirë po kërkojnë shtatë milionë euro.

Ardon Jashari 2

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje në Superligën e Zvicrës, ku ka realizuar një gol e ka asistuar në katër të tjerë.

Jashari pritet të bëhet shitja më e madhe në histori të Luzernit, pasi asnjë futbollist më parë nuk është shitur shtatë milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app