LAJMI I FUNDIT:

Lutja e 100 eurodeputetëve drejtuar britanikëve: Ju lutemi, qëndroni në BE

Lutja e 100 eurodeputetëve drejtuar britanikëve: Ju lutemi, qëndroni në BE
FILE PHOTO: An official inspects a Union Jack flag next to the European Union flag, ahead of a meeting between Britain's Secretary of State for Exiting the European Union, Dominic Raab, and European Union's chief Brexit negotiator, Michel Barnier, at the EU Commission headquarters in Brussels, Belgium July 19, 2018. REUTERS/Francois Lenoir

“Britanikë, ju lutem qëndroni!”. 100 deputetë të Parlamentit Europian i kanë drejtuar një letër Britanisë së Madhe me këtë mesazh të thjeshtë. “Ne ju lutemi që, për interesin e brezit të ardhshëm, ta mendoni edhe njëherë daljen nga Bashkimi Europian”.

“Çdo vendim britanik për të qëndruar në BE, – thuhet në letër, – do të përshëndetej prej nesh dhe do të punojmë së bashku për ta reformuar dhe përmirësuar bllokun”.


Më tej, eurodeputetët theksojnë se kanë vlerësuar jashtëzakonisht shumë ndikimin e politikanëve dhe qytetarëve britanikë në 40 vitet e fundit.

“Do të na mungojë aftësia dhe dija e këtyre kolegëve”, u shprehën ata.

Një nga firmëtarët e letrës, politikani gjerman i CDU-së, Peter Liese u shpreh se, ajo që po përpiqen të bëjnë është të japin një sinjal për popullsinë, por edhe për Dhomën e Komunëve, se nëse britanikët vendosin të qëndrojnë, ata janë përzemërsisht të mirëseardhur, përcjell tch.

“Zemrat dhe dera jonë është e hapur”, shton eurodeputeti konservator gjerman.

Ndërkohë BE-ja, sipas disa informacioneve po përgatitet për një shtyrje të daljes së Britanisë së Madhe deri në korrik. “The Guardian” shkruan se “Brexit”-i i planifikuar më 29 mars nuk duket realist në Bruksel, për shkak të rezervave të mëdha në Parlament.

Pritet që javët e ardhshme të vijë një kërkesë nga Londra, për një shtyrje teknike të procesit të daljes nga BE-ja.

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori