Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka takuar sot task-forcën për përgatitjen e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/21, duke shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe angazhimin e personelit të drejtorisë komunale, personelit të shkollës, këshillin e prindërve dhe asistencën mjekësore.
Ai ka thënë se Komuna e Gjilanit, duke u bazuar në udhëzimin e qeverisë, është duke u përgatitur për tri opsione për fillim të vitit të ri shkollor.
“Në veçanti jemi duke punuar në aspektin teknik, dezinfektues dhe sanitar për përgatitjen e procesit. Njëkohësisht, një përkujdesje dhe përgatitje është duke i kushtuar pjesëmarrjes së nxënësve në shkollë, masave parandaluese, distancës dhe mjeteve mbrojtëse që fëmijët duhet të përdorin për parandalim të infeksionit. Qëllimi është që fëmijët dhe mësimdhënësit të komunikojnë drejtpërdrejtë në shkollë, por gjithashtu të kombinohet edhe me mësimin online, nëse është e nevojshme, si pjesë mbështetëse”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai në konferencën për media, ka thënë se kujdes i veçantë do t’u kushtohet fëmijëve në institucionet parashkollore, çerdheve, fëmijëve me nevoja të veçanta.
“Gjilani ka rekomanduar që mësimi të mbahet direkt në shkollë dhe jo në opsionin e dytë apo të tretë. Kjo për shkak se nuk kemi kapacitete, nuk ka mundësi dhe nuk jemi të përgatitur të mbajmë mësimin nga distancë dhe përmes teknologjisë. Në anën tjetër, gjendja sociale e prindërve dhe e gjithë komunitetit tonë është e njëjtë dhe nuk ka ndryshuar, përkundrazi nga marsi i këtij viti, ka degraduar si pasojë e impaktit ekonomik gjatë kohës së pandemisë”, ka thënë ai.
Nazim Gagica, drejtor i Arsimit në Gjilan, ka thënë se kanë koordinuar të gjitha institucionet edukativo-arsimore, dhe rekomandohet që nxënësit të kthehen në shkolla, derisa lajmi i mirë është se me rekomandim të kryetarit Haziri, shkollat do të kenë edhe ekipet ambulantive të stafit mjekësor.
Modaliteti i Gjilanit nga ky takim ka dalë me rekomandimin që i ofrohet mundësia çdo nxënësit të jetë në shkollë, me formulë të zbatueshme, me kujdestari dhe kujdes ambulantor të Qendrës së Mjekësisë Familjare, duke i lidhur mjekun, mësimdhënësin dhe prindërit, kjo për edukimin e fëmijëve në mbajtje të maskave, masave mbrojtëse dhe ruajtjen e distancës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City