LAJMI I FUNDIT:

Lumnezi: Ka korrupsion por perceptimet nuk përputhen me realitetin

Lumnezi: Ka korrupsion por perceptimet nuk përputhen me realitetin

Se korrupsioni është prezentë në Kosovë e pranon edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumnezi por ai thotë se paragjykimet dhe perceptimet e korrupsionit nuk përputhen me realitetin e paraqitur në Kosovë.

Kryeprokurori i shtetit ka paraqitur raportin e punës së Prokurorisë së Shtetit për vitin 2015, ku tha se ka pranuar në punë 25 mijë e 412 kallëzime penale me kryes madhor të veprave penale dhe kanë arritur të kryhen 25 mije e 183 lëndë.

Ai ka thënë se vitin 2015 është bërë punë e madhe, por ka theksuar se ka shumë sfida brenda sistemit Prokurorial të cilat nuk do të jenë të lehta që të përballen, por që beson që Kryeprokuroria e Shtetit do t’i kalojë.

Lumezi tha se kanë nisur hetimet në 13 raste fal mediave, që ishin kryesisht gazeta. Kurse, sa i përket raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan, ku thuhet se Qeveria e Kosovës ka problem me korrupsionin endemik, Aleksandër Lumnezi tha se pajtohet se ka korrupsion në Kosovë, por që ka shumë, kjo nuk përputhet me realitet.

“Pajtohem që ka korrupsion por mund të ju them se paragjykimet dhe perceptimet për korrupsionin nuk përputhen me realitetin. Kemi pasur 412 kallëzime penale gjatë këtij viti me persona të njohur”, tha Lumnezi.

Sa i përket luftës së korrupsionit të nivelit të lartë gjatë vitit 2015, Lumnezi tha se nuk është i kënaqur.

Nga 412 kallëzime penale, me 919 persona, kanë mbetur të pakryera edhe 538 raste të cilat ndërlidhen me veprat penale kundër zyrtarëve të lartë zyrtarë.

“Nga këto 29 raste, në 16 raste janë ngritur akte akuzuese, ndërsa në punë janë edhe 13 raste janë në fazën e hetimeve”, tha ai.

Por përkundër punës, ai tha se për Prokurorinë e Shtetit, sfidë ka qenë numri i madh i lëndëve të trashëguar, zbulimi i veprave penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, marrja dhe trajtimi i lëndëve të krimeve të luftës nga EULEX-i, hapësirat dhe kushtet e rënda të punës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe numri i pamjaftueshëm i prokurorëve.

Me përfundimin e mandatit të EULEX-it, Prokuroria e Shtetit do të ballafaqohet me një numër të madh të lëndëve, ku siç tha Lumnezi ato do të kalojnë në duar e Prokurorëve Special, ku për këtë është vendosur që sa më shpejt në Prokurorinë Speciale të transferohen edhe pesë prokurorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Kalo në kategori