LAJMI I FUNDIT:

Lumezi kërkon rishikimin e lëndëve për vrasjet e personave publikë

Lumezi kërkon rishikimin e lëndëve për vrasjet e personave publikë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbledhur sot kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit.

Në këtë takim kryeprokurori Lumezi kërkoi nga udhëheqësit e prokurorive, që të kenë bashkëpunim të mirëfilltë mes vete, me qëllim të unifikimit të praktikave nëpër prokurori dhe ngritjes së efikasitetit të punës së Prokurorit të Shtetit.


Kryeprokurori Lumezi kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që t’i trajtojnë me prioritet lëndët e korrupsionit, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet tjera të zbatimit të ligjit, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria e Shtetit.

Kryeprokurori Lumezi kërkoi që të gjithë prokurorët t’i identifikojnë lëndët afër parashkrimit dhe të veprohet me urgjencë në ato raste për shkak të eliminimit të mundësisë së parashkrimit.

Po ashtu gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, që çdo muaj t’i raportojnë për punën e tyre dhe në ato raporte të përfshihet numri i lëndëve në punë, numri i lëndëve të pranuara, të kryera dhe të mbetura dhe poashtu statistikat për punën e secilit prokuror.

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi sërish kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët e prokurorive Themelore dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, që të rishikojnë lëndët e vrasjeve të personave publik dhe të ndërmarrin veprime të nevojshme për zbardhjen e këtyre rasteve, edhe pse shumica nga këto raste janë trajtuar në kohën e kryerjes së veprave penale dhe nuk është arritur të zbulohet identiteti i kryesve të këtyre veprave penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori