LAJMI I FUNDIT:

Lulzim Syla shkarkohet nga pozita e Kryeinspektorit të Tregut

Lulzim Syla shkarkohet nga pozita e Kryeinspektorit të Tregut

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim që t’i mos ia vazhdoj edhe për një mandat Lulzim Sylës si Kryeinspektor i Tregut ani pse gjatë këtij viti të njëjtit i’u zgjat mandati për katër vite.

Ky vendim është marrë duke shfuqizuar Vendimin 06/67 të datës 26 shkurt 2021.


“Në prag të mandatit të dytë, Sylës i është vazhduar mandati për katër vjet me Vendimin 06/67 të datës 26 shkurt 2021. Ky vendim është nxjerr pasi ka hynë në fuqi Ligji për Zyrtarët Publik. Lidhur me nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese, emërimi bëhet me një mandat katër vjeçar vetëm për një herë dhe vetëm për të njëjtën kohëzgjatje”, tha ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari në arsyetimin e vendimit.

Syla ka qenë i emëruar në pozitën e Kryeinspektorit të të Tregut më 25.06.2014 për një mandat trevjeçar. Gati një vit pas përfundimit të mandatit, përkatësisht më 23.03.2018, i njëjti është emëruar në këtë pozitë për mandat të dytë për tri vite.

Në prag të përfundimit të mandatit të dytë, Sylës i është vazhduar mandati për katër vite me datën 26.02.2021. Ky vendim është marrë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Zyrtarët Publikë i cili e ka shfuqizuar Ligjin për Shërbimin Civil, sipas të cilit ai ka qenë i emëruar në këtë pozitë. /Telegrafi/