Luljeta, amvisja nga Klina u transformua në episodin e 12-të të "Metamorfozës" nga Suzana (Foto)

Emisioni "Metamorfoza nga Suzana" ka sjell për shikuesit episodin e dymbëdhjetë.
Kësaj here, radha për ndryshim ishte e Luljetës nga Klina, amvise me profesion, e cila e pakënaqur me dukjen e saj, vendosi të gjejë ndryshimin te "Metamorfoza".
Moderatorja Suzana Mushkolaj, e cila shquhet për kreativitetin dhe energjinë që transmeton në skenë, ishte e gatshme t'i ofrojë ndihmën e saj për këtë ndryshim.
Fillimisht, Luljeta bëri ndryshimin e dhëmbëve, gjersa më pas iu nënshtrua edhe disa trajtimeve estetike, të cilat përmirësuan lëkurën e saj.
Një vizitë në butik ishte destinacioni i radhës, nga ku u përzgjodhën veshjet më të bukura për Luljetën, gjersa dora e fundit u takoi dyshes së famshme, Sellma dhe Kaci.

Në dukjen e saj përfundimtare, Luljeta e pa veten të mahnitur në pasqyrën e ndryshimit, gjersa i gjithë episodi përfundon me buzëqeshaj dhe falënderime nga ana e saj, drejtuar stafit të "Metamorfozes" dhe moderatores Mushkolaj. /Telegrafi/



















































