Pjesa më e madhe e vëmendjes do të jetë te Lionel Messi dhe Robert Lewandowski në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet sonte.

Sidoqoftë, klubet si Barcelona dhe Bayern Munich kanë skuadra jashtëzakonisht të forta me lojtarët të mirë, të cilët, në rast se lojtar kryesor, apo ylli, nuk e ka natën e tij, janë lojtarët e tjerë që mund të bëjnë ndryshimin.

Te Blaugranat, një nga ata lojtar është Luis Suarez, i cili ka mbështetur Messin në sulm gjatë gjashtë viteve të tij në Camp Nou.

Uruguaiani ka qenë partneri i përsosur për shokun e tij pasi u larguan David Villa dhe Pedro.

Gjatë kohës së tyre së bashku në Barcelonë, Suarez i ka asistuar Messit në 55 gola, ndërsa ky i fundit i ka kthyer favorin 41 herë.

Ekuivalenti i Suarez në Bayern është Thomas Muller, i cili ka rizbuluar formën e tij më të mirë së bashku me Lewandowski në vitet e fundit.

Me ardhjen e Hansi Flick në krye, gjermani ka dëshmuar se mund të jetë një nga lojtarët kryesorë të Bayern Munich.

Deri më tani këtë sezon, Muller ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 25 asistime për kampionët e Bundesligës – numra që tregojnë qartë rëndësinë e tij për ekipin.

Messi apo Lewandowski: Dyshja që mund ta vendosin ndeshjen e vitit për skuadrat e tyre Messi apo Lewandowski: Dyshja që mund ta vendosin ndeshjen e vitit për skuadrat e tyre

Messi dhe Lewandowski do të jenë vëmendja kryesore në Lisbonë, por Suarez dhe Muller mund të shkëlqejnë këtë të premte. /Telegrafi/