LAJMI I FUNDIT:

Luftime në rrugët e Bakhmut por Rusia nuk e ka në kontroll qytetin, thotë zyrtari ukrainas

Luftime në rrugët e Bakhmut por Rusia nuk e ka në kontroll qytetin, thotë zyrtari ukrainas

Forcat ruse dhe ukrainase po luftojnë në rrugët e Bakhmut – por Rusia nuk e kontrollon qytetin lindor, tha nënkryetari i saj.

Oleksandr Marchenko tha gjithashtu për BBC se 4,000 civilët e mbetur po jetojnë në strehimore pa qasje në gaz, energji elektrike ose ujë, transmeton Telegrafi.


Marchenko tha se “asnjë ndërtesë e vetme” nuk kishte mbetur e paprekur dhe se qyteti është “pothuajse i shkatërruar”.

Në Bakhmut ka pasur luftime prej muajsh, derisa Rusia përpiqet ta marrë qytetin.

“Ka përleshje pranë qytetit dhe ka edhe luftime në rrugë”, tha Marchenko.

Uzurpimi i qytetit do të ishte një sukses i rrallë në fushëbetejë muajt e fundit për Rusinë.

Por pavarësisht kësaj, vlera strategjike e qytetit është vënë në pikëpyetje. Disa ekspertë thonë se nuk do t’ia vlente kostoja edhe nëse Rusia do ta fitonte kontrollin.

Mijëra trupa ruse kanë vdekur në përpjekje për të marrë Bakhmutin, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 75,000 banorësh. Komandantët ukrainas vlerësojnë se Rusia ka humbur shtatë herë më shumë ushtarë se ata.

Tani, pas bombardimeve të ashpra, forcat ruse dhe trupat nga ushtria private Wagner duket se kanë rrethuar pjesën më të madhe të Bakhmutit.

Të shtunën, inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar tha se avancimet ruse në periferitë veriore e kanë lënë seksionin e qytetit që kontrollohet nga Ukraina të cenueshëm ndaj sulmeve ruse nga tre anët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Azia
Politikanët e BE-së të ndryshëm në mendime sa i përket vdekjes së liderit iranian

Politikanët e BE-së të ndryshëm në mendime sa i përket vdekjes së liderit iranian

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori