LAJMI I FUNDIT:

​Luftëtarët e UÇK-së me protestë kërkojnë nga Gazmend Muhaxheri t’i ndalë ofendimet

​Luftëtarët e UÇK-së me protestë kërkojnë nga Gazmend Muhaxheri t’i ndalë ofendimet

Një grup i luftëtarëve kanë organizuar një protestë simbolike, duke i konsideruar si ofendim deklaratat e bëra nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në adresë të luftëtarëve të lirisë.

Sipas Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-në në Pejë, pas ofendimeve që bëri kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, në adresë të luftëtarëve të lirisë, një grup i luftëtarëve kanë organizuar një protestë simbolike.


“Për shkak të gjendjes pandemike, është reduktuar numri i protestuesve të interesuar si dhe janë respektuar të gjitha masat e parapara nga qeveria. Luftëtarët kanë protestuar pa zhurmë, me pankarta, me moton: Kryetar, ndal ofendimet ndaj çlirimtarëve. OVL UÇK Pejë, falënderon organizatorët dhe pjesëmarrësit për paraqitjen dinjitoze dhe respektimin e masave”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Kryetari i Pejës derisa fliste për kushtet në njërën prej shkollave të Pejës, i ka quajtur veteranët si partizanë.

“Prej Et’hem Çekut kur është hi me partizanët e dytë, e derisa është hjekë Ali Berisha, një shkollë e kanë ndërtuar. Unë për një mandat katër shkolla të mesme i kam ndërtuar”, tha Muhaxheri. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori