Në NjuJork jetojnë afro 10 mijë mbledhës të shisheve dhe kanaçeve, të cilët janë kryesisht emigrantë nga Amerika e Jugut dhe Kina.
Në rrugët e Brukllinit, Laurentino Marin, nuk heq dorë nga dekorimet me të cilat mburret në natën e shtrigave (halloween), transmeton Telegrafi.
Si çdo mëngjes, ai është i zënë me mbushjen e karrocës me kanaçe dhe shishe të plastikës, që do t’i këmbej për disa dollarë.
Meksikani 80-vjeç, është një prej 10 mijë mbledhësve të shisheve dhe kanaçeve, të cilët janë kryesisht nga Amerika e Jugut dhe Kina, që luftojnë për të mbijetuar duke mbledhur dhe ricikluar plastikën dhe aluminin, shkruan France Press.
Marin qëndron para shkallëve të një shtëpie tipike të Nju Jorkut me tulla të kuqe, ku nuk heziton të hap edhe kapakët e kontejnerëve për mbeturina për të futur duart brenda me doreza të gomës.
Ai kërkon edhe nëpër kontejnerët e dedikuar vetëm për letra – duke shpresuar se do të hasë në ndonjë shishe të plastikës apo kanaçe, me vete ka thesin e madh dhe karrocën me të cilën i bartë shishet dhe kanaçet që i mbledhë.
“Kërkoj dhe mbledh kanaçe dhe shishe për të mbijetuar. Nuk pranoj kurrfarë ndihme, nuk ka punë për mua, kështu që duhet të luftojë me këtë” thotë Marin i cili me prejardhje është nga shteti meksikan Oaksak.
Marin nuk ka punëdhënës, por kanaçet dhe shishet i këmben me para në një qendër private të riciklimit në qytet. Për qdo shishe apo kançe ai i merr nga 5 cent, e mesatarisht në ditë fiton 30 deri në 40 dollarë, mjaftueshëm që me vajzën që punon në një pastrim kimik, të paguaj qiranë prej 1800 dollarëve.
Vlera e një shishe apo e kanaçes prej 5 cent është e rregulluar me ligj nga vitit 1982 në Nju Jork, ligj ky që ndryshe njihet si “ligji i shisheve”.
“Ka pasur ndikim pozitiv në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave në tërë shtetin – në veçanti në Nju Jork”, tha Judith Enk, themelues i lëvizjes për luftë kundër ndotjes së ambientit “Beyond Plastics” që edhe ishte shtytësja e ligjit për shishet.
Enk tani dëshiron që vlera e një shisheje të rritet në 10 centë, duke pretenduar se kurrë nuk ka besuar më herët që do të jetë burimi kryesor i të hyrave për shumë familje.
Autoritetet shtetërore thonë se miratimi i ligjit ka rezultuar me riciklimin e 5,5 miliardë copë plastikë, xham dhe alumin në tërë Nju Jorkun vetëm gjatë vitit të kaluar.
Mbledhësit e shisheve dhe kanaçeve luajnë rol kyç në këto përpjekje, por nuk janë punonjës komunal dhe nuk kanë benefite dhe sigurim shëndetësor.
“Është vështirë. Njerëzit ecin me kilometra. Ekzistojnë vende që njerëzit nuk duan të mbledhin mbeturina. Na detyrojnë sikur të ishim të nervozuar dhe nuk e kuptojnë që nga ajo punë jetojmë” tha Joseffa Marin që gjithashtu është nga Meksika.
Mbledhësit e shisheve dhe kanaçeve thonë se janë ata që pikërisht po e mbajnë qytetin të pastër.
“Pa ne, e tërë plastika do të përfundonte në det apo kanalizim. Ne punojnë diçka për planetin tonë, për ekologjinë”, thotë 52-vjeçarja që kanaçet e saj i dërgon në qendrën për riciklim në Brukllin që shërben si qendër ditore për mbledhësit e shisheve e kanaçeve.
Drejtori i kësaj qendre, Ryan Castali, thotë se në qendër vijnë njerëz të ndryshëm.
“Kemi të pastrehë që kanë nevojë për çdo cent që të mbijetojnë. Kemi edhe asi që këtë e shohin si biznes dhe me paratë që i fitojnë ushqejnë familjen dhe mbledhin mijëra kanaçe çdo ditë”, shtoi ai.
Vera e vitit të kaluar ka qenë e vështirë pasi që pandemia e coronavirusit mbylli kafiteritë dhe restorantet. Në anën tjetër, me humbjen e vendeve të punës, njerëzit filluan në masë të madhe të mbledhin mbetje të plastikës e metalit.
“Jam ndërtimtar. Paga ime është shumë më e mirë, por punë nuk ka prej një viti kështu po detyrohem të mbledh kanaçe. Nuk fitoj shumë. Ka shumë njerëz nëpër rrugë”, tha për fund Alvaro nga Meksika. /Telegrafi/
VIDEO: In Brooklyn, Laurentino Marin is busy filling a cart with used cans and plastic bottles, which he will exchange for a few dollars.
He is one of New York's estimated 10,000 "canners," mostly older migrants who scrape a living sorting and recycling plastics and aluminum pic.twitter.com/mS6l8rJUBg
— AFP News Agency (@AFP) November 2, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRebelët ia mësyjnë garazhit gjigant të pallatit të Assadit, brenda të cilës kishte flotën e veturave luksoze
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Kush është lideri rebel Abu Mohammed al-Jawlani?
Mediat ruse raportojnë se Assad ndodhet në Moskë
Biden: Rënia e Assadit është një akt themelor drejtësie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?