Nga Siria te mediet sociale, udhëheqësit e botës kanë shumë çështje urgjente për të diskutuar gjatë mbledhjeve të tyre ndërkombëtare. Por mendohet se kërcënimi për ekonominë botërore nga mosmarrëveshja tregtare e Donald Trump me Kinën do të mbizotërojë në takimet vjetore të pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore këtë javë.
Mbledhjet do të nisin në Uashington të hënën, në takimet do të marrin pjesë udhëheqës dhe bankierë qendrorë, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
Të dy organizatat janë kryesisht të shqetësuar me ekonominë botërore. FMN është huadhënësja e fundit në botë, duke ndihmuar në shpëtimin e vendeve në vështirësi dhe në nxitjen e stabilitetit financiar. Banka Botërore është e fokusuar në huadhënien e vendeve të varfëria dhe atyre me të ardhura të mesme.
Tubimet do të zhvillohen në një moment të vështirë për ekonominë botërore, e cila po fillon të tregojë shenja të lëkundjes pas vitit më të mirë, që nga kriza financiare. Takimi i FMN vjen gati tre muaj pasi Trump foli në Davos, kur kishte më pak lajme nga ekonomia globale që mund të shqetësonin elitën e botës.
Krahas perspektivës së një “shkatërrimi” në tregtinë botërore, gjërat e tjera që mund të jenë në axhendë janë tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe perspektiva e një lufte të re të ftohtë midis perëndimit dhe Rusisë, si dhe mundësinë e rritjes së normave të interesit të bankave qendrore, më shpejt se sa pritej, për të frenuar presionet inflacioniste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi