LAJMI I FUNDIT:

“Lufta mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara – një mundësi reale me pasoja fatale”

“Lufta mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara – një mundësi reale me pasoja fatale”

Lufta mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara tani ka gjasa reale të ndodhë, e nëse kjo ndodhë kjo luftë do të jetë e gjatë e me mijëra të vdekur dhe të plagosur, paralajmëroi Royal United Services Institute (RUSI), shkruan The Independent.

Në analizën shqetësuese të shkruar nga drejtori i RUSI-t, Malcolm Chalmers, thuhet se ekziston një rrezik në rritje se presidenti amerikan, Donald Trump, herët a vonë do të përpiqet të “zgjidh” këtë problem.


“Lufta është një mundësi e vërtetë. Koreja e Veriut po përparon me shpejtësi në programet raketore dhe bërthamore. Koha nuk është në anën e diplomacisë”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.

Ky paralajmërim vjen pasi ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, tha se kërcënimi i presidentit amerikan “për regjimin e Kim Jong-unit, nuk do të zgjasë shumë”, që nënkupton një thirrje për luftë. Pheniani po ashtu ka kërcënuar se do të shkatërrojë bombarduesit që fluturojnë në afërsi të gadishullit Korean, nëse nuk janë në hapësirën e lejuar ajrore.

Retorika armiqësore e të dy vendeve është rritur pasi dy udhëheqësit janë fyer në nivelin personal. Trumpi javën e kaluar ka hedh poshtë pretendimet e luftës së deklaruar, por paralajmëroi se nëse SHBA-të janë të detyruara të mbrojnë veten, nuk do të kenë zgjidhje pos të “shkatërrojnë plotësisht Korenë e Veriut”, shtetin me 26 milionë banorë. Trumpi disa herë Kimin e quajti “Rocket Man”, ndërsa Kimi ia ktheu duke thënë se “Trumpi është mendërisht i çrregulluar”

RUSI raporton se ka shumë mënyra për të nisur luftën, ndërsa njëra është sulmi “parandalues” i Phenianit – nëse mendojnë se do t’i sulmojë Amerika. Në anën tjetër, mund të nxitet edhe Washingtoni, nëse gjatë testeve të reja të Koresë së Veriut, bombat bien në afërsi të Kalifornisë apo Guamit.

Lufta do të shkaktonte ofensive ajrore dhe kibernetike amerikane. Me këtë rast mund të ketë hakmarrje ndaj Koresë së Jugut dhe bazave amerikane në këtë vend. Në rast të tillë, regjimi i Kimit do të përdorte edhe armë kimike apo bërthamore. Prandaj, ofensiva e plotë amerikane ka pakë gjasa të ndodhë.

Sipas raportit, edhe pa përdorimin e armëve bërthamore, lufta do të shkatërronte gadishullin, do të merrte shumë jetë dhe do të ndikonte në ekonominë e botës. Po sipas raportit, nëse Washingtoni do të sulmonte Korenë e Veriut pa marrëveshje me Korenë e Jugut, kjo do të thotë se Washingtoni është i gatshëm të sakrifikojë Seulin për të mbrojtur New Yorkun. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori