Inflacioni në Shtetet e Bashkuara është rritur ndjeshëm, si pasojë e faktorëve të lidhur me luftën me Iranin, sipas të dhënave zyrtare të Byrosë së Statistikave të Punës në SHBA.

Sipas raportit të publikuar, indeksi i çmimeve të konsumit ka arritur në 3.8 për qind në muajin prill, nga 3.3 për qind në muajin mars, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit.


Rritja e çmimeve lidhet me shtrenjtimin e naftës, i shkaktuar nga ndërprerja efektive e ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës në botë, shkruan skynews.

Energjia dhe karburantet janë identifikuar si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen prej 0.5 pikë përqindjeje të inflacionit.

Përveç ndikimit negativ për konsumatorët amerikanë dhe ekonominë më të madhe në botë, situata mund të ketë edhe një efekt politik, pasi presioni i rritur mbi koston e jetesës mund të ndikojë në qëndrimet e presidentit amerikan, Donald Trump dhe ta shtyjë atë drejt rikthimit në negociata.

Ndryshe, inflacioni në Kosovë ka arritur shifrat e 7.6 për֝ qind. /Telegrafi/