Donald Trump sapo ka mbërritur në Aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv.

Ai do të kalojë disa orë në Izrael, ku do të takohet me familjet e pengjeve dhe do të flasë në Knesset - parlamentin e Izraelit.


Më pas, do të udhëtojë për në Egjipt për një samit paqeje me udhëheqësit botërorë dhe një ceremoni zyrtare nënshkrimi të fazës së parë të marrëveshjes së tij të paqes në Gaza.

Ndryshe, mbrëmë, gjatë fluturimit të tij për në Izrael, Trump u tha gazetarëve se "lufta ka mbaruar".

Për presidentin amerikan është shtruar edhe qilimi i kuq.

Ai u pa të shtrëngonte duart me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin e vendit Isaac Herzog, me të dërguarin e tij në Lindjen e Mesme Steve Witkoff, vajzën Ivanka Trump dhe dhëndrin Jared Kushner që shikonin. /Telegrafi/