LAJMI I FUNDIT:

Luani u rrethua me buallë, e shpëtoi grupi tij pas hungërimave që lëshoi (Video)

Luani u rrethua me buallë, e shpëtoi grupi tij pas hungërimave që lëshoi (Video)

Lamak Sheik ishte në Nairobi National Park të Kenisë, kur një luan i ri në moshë, ishte rrethuar nga buallët e shumtë.

Turisti 56-vjeçar, kapi momentin kur grabitqari lëshonte vazhdimisht hungërima, derisa e dëgjuan pjesëtarët e grupit të tij dhe e shpëtuan, transmeton Telegrafi.


“Ishte si i zënë në kurth dhe përpiqej i pashpresë të largohej, megjithëse është një kafshë e fuqishme”, ka thënë Sheik për skenën e pazakontë.

Mungesa e përvojës, bëri që luani të ndahej prej turmës dhe të detyrohet të ngjitet mbi shenjat që njoftojnë turistët kur u rrethua pre turmës kundërshtare. /Telegrafi/