LAJMI I FUNDIT:

Luani – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Luani – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme!

Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.


Puna:

Fillimi i vitit 2019 do t’ju sjellë sukses dhe përparim në karrierë, sepse do të keni zgjidhje kreative dhe do të dini t’i shfrytëzoni mirë aftësitë tuaja të punës.

Nëse merreni me fushat e argëtimit, estradës, të veprimtarive kreative, dizajnin, modën, arsimin apo hotelerinë, do të arrini që me idetë tuaja të tërhiqni një numër të madh blerësish dhe myshterinjsh, gjë që do të ndikojnë pozitivisht në fitimet tuaja.

Do të zgjeroni ofertën e shërbimeve tuaja dhe do të realizoni pozicione të qëndrueshme. Me kolegët e punës do të kaloni mirë. Do të investoni mjete në përmirësimin e kushteve në vendin tuaj të punës.

Gjatë marsit do të lidhni një ose më shumë kontrata dobiprurëse dhe një partneritet afarist i cili në të ardhmen do të tregohet i dobishëm. Ju pret sukses në fushat publike. Deri nga mesi i vitit me veprime të shkathëta do të përmirësoni qarkullimin e pagesave dhe do të shtoni saldon në llogarinë tuaj. Do të realizoni bashkëpunim të suksesshëm.

Nga korriku do të mundeni pak të pushoni, mirëpo edhe të arrini sukses në fushën publike dhe gjithandej ku është e nevojshme që të tregoni autoritetin tuaj, aftësitë udhëheqëse dhe shkathtësitë personale. Këto do t’ju jenë të nevojshme që të arrini me kohë t’i realizoni qëllimet e rëndësishme.

Gjatë shtatorit do të bëni investime të reja, do të keni sukses në përpjekjen për të përmirësuar fitimin dhe do t’i shtoni financat. Ju presin negociata të reja rreth projekteve të reja të cilat nuk do të jenë edhe aq të lehta. Disa obligime afariste nuk do të mund t’i përfundoni në afatin e paraparë.

Nga tetori deri në fund të vitit do të keni sukses të realizoni fitime. Kreativiteti juaj do të jetë i shtuar mirëpo do të ballafaqoheni edhe me sfida të cilat nuk do të jetë e lehtë t’i mbizotëroni.
Do t’ju nevojitet ndihma e bashkëpunëtorëve, por edhe përkrahja e eprorëve. Për këtë duhet të angazhoheni shumë.

Nga fundi i vitit do të hasni në vështirësi nëse merreni me shërbime të ndryshme afariste apo me punë në shëndetësi.

Luanët e papunësuar do të arrijnë të punësohen në saje të projekteve dhe ideve të tyre, por më së shumti në saje të paraqitjes së tyre personale. Fushat ku do të kenë më së shumti fat për të gjetur punë janë komunikacioni dhe tregtia.

Shëndeti:

Në fillim të vitit dhe në periudhën e dimrit do të keni prirje të ftoheni, të keni probleme reumatike, por edhe të lëndoheni për shkak të moskujdesit. Imuniteti juaj do të jetë në rënie, andaj është me rëndësi të shmangni daljen në mot me erëra dhe shi.

Në pjesën e dytë të vitit do të keni shëndet më të qëndrueshëm. Do të keni nevojë për dalje më të shpeshta në natyrë.

Nga fundi i vitit janë të mundshme probleme me metabolizmin. Ushqimi që do t’i përshtatet organizmit tuaj është ai i cili përmban fibra dhe i cili është plot proteina.

Dashuria:

Nëse jeni në lidhje: Do të keni nevojë që të fusni më shumë argëtim dhe çiltëri në marrëdhëniet me partnerin. Do t’ju pengojë kur marrëdhënia juaj të zhvillohet sipas shabllonit të caktuar edhe kur çdo gjë do të jetë shumë serioze.

Në ato momente do të jeni të pakënaqur, do të jeni të gatshëm për grindje dhe do të keni humor negativ. Deri nga mesi i pranverës do të arrini ta realizoni një qëllim të rëndësishëm të përbashkët.

Mesi i vitit do t’ju sjellë udhëtime me personin e dashur në destinime turistike ku do të mundë të relaksoheni dhe të kënaqeni bashkërisht. Do të keni më shumë kohë për momente intime, gjë që do të forcojnë afërsinë tuaj.

Tremujori i tretë i vitit ju sjell më shumë dinamikë në dashuri, si edhe më shumë harmoni në jetën familjare. Do të keni kohë për njëri-tjetrin.

Nëse jeni të lirë: Një person do t’ju tërheqë vëmendjen në fillim të vitit dhe do ta keni të lehtë ta bëni për vete. Në fillim lidhja juaj do të jetë e bujshme, mirëpo kur të shuhet afshi, do të zbuloni se nuk keni shumë gjëra që mund t’ju mbajnë bashkë dhe do ta ndërprisni lidhjen.

Gjatë periudhës verore do të njihni një person me të cilin do të dashuroheni, mirëpo ai kërkon personin i cili di të tregojë kualitetet kulmore personale. Patjetër duhet të angazhoheni dhe të ndryshoni shumëçka te vetja, nëse dëshironi ta bëni për vete.

Luanët pak më të vjetër me ngulm do të sillen rreth personit me të cilin shumë vite janë të dashuruar, por i cili nuk i ka kushtuar edhe aq kujdes.

Në pjesën e dytë të vitit do të arrini t’i afroheni dhe të filloni t’i pëlqeni dhe atëherë emocionet do të zgjohen edhe tek ai person. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori