LAJMI I FUNDIT:

Luana Vjollca zbulon datën e lansimit të këngës “Locos” me Jay Santos

Luana Vjollca zbulon datën e lansimit të këngës “Locos” me Jay Santos
Jay Santos dhe Luana Vjollca (Foto: Instagram/luanavjollca)

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, është shumë aktive në të dy sfera ku karriera e saj është e bazuar.

Përderisa pandemia coronavirus ka shkaktuar ngecje në planet e saj për emisione të ndryshme televizive, ajo nuk është ndaluar në prurjet muzikore.


Ditë më parë ajo pati paralajmëruar se do të lansojë një këngë të re, në bashkëpunim me këngëtarin nga Kolumbia, Jay Santos.

View this post on Instagram

#LOCOS !!! 🔥🔥🔥 Who is ready? SAVE THE DATE! 💣

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on Aug 11, 2020 at 8:04am PDT

Ndërsa fansat e saj mezi prisnin lansimin, Luana gjatë ditës së sotme (e martë) ka zbuluar datën e plasimit të projektit.

Luana Vjollca mahnit me dukjen në fustanin e zi, ndërsa thekson linjat trupore
Lexo po ashtu Luana Vjollca mahnit me dukjen në fustanin e zi, ndërsa thekson linjat trupore

“Locos” titullohet kënga, e cila do të jetë mund të jetë e dëgjueshme me 14 gusht të këtij viti.

Theksojmë se “Pa Panik” është hiti i saj i fundit, i realizuar gjatë pandemisë coronavirus. /Telegrafi/