LAJMI I FUNDIT:

‘Luajmë dhe rindërtojmë së bashku’ – iniciativa e FSHF-së për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

‘Luajmë dhe rindërtojmë së bashku’ – iniciativa e FSHF-së për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Luajmë dhe rindërtojmë së bashku – është iniciativa e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mbledhur sa më shumë të ardhura për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të në Shqipëri.

Sot (e premte) në stadiumin Air Albania do të përballen yjet e Shqipërisë, me yjet e Italisë, Turqisë dhe Greqisë, bëhet fjalë për futbollistë të rëndësishëm që kanë qenë pjesë e këtyre katër kombëtareve në të shkuarën.


Gjithçka do të startojë në orën 18:30, do të luhen dy gjysmëfinale nga 35 minuta secila dhe më pas finalja e madhe, transmeton SuperSport. Interesimi për ndeshjen e yjeve është i lartë edhe pse bileta në sektorët më të lirë të stadiumit kushton 500 lek.

Pjesë e yjeve të Shqipërisë do të jenë emra të tillë si Igli Tare, Foto Strakosha, Besnik Hasi, Altin Lala, Ervin Skela, Erjon Bogdani, Alban Bushi etj.

Te Italia spikasin dy kampionët e botës në vitin 2006, Gianluca Zambrotta e Simone Perrotta apo edhe Zaccardo e Chimenti, te Turqia mungon Hasan Sas, por do të jenë pjesë e kësaj sfide, Rustu Recber, Mehmet Aurelio e Hamit Altintop, ndërkohë që te Greqia diferencën pritet ta bëjnë Karagounis e Gekas.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori