Paga minimale do të rritet për 2,392 denarë në rrogën e marsit, të cilën rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik do ta marrin në prill, duke përfshirë edhe ata që do kenë harmonizim sipas marrëveshjes kolektive.
Kjo pritet të bëhet e plotfuqishme të hënën me shpalljen në Gazetën Zyrtare, që nënkupton se paga minimale do të arrij në 22.567,00 denarë.
Por, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk janë të kënaqur dhe të premten pasdite mbajtën takim në Këshillin Socio-Ekonomik.
Nga autoritetet kërkojnë që në 100 ditët e para të qeverisë së re, paga minimale të jetë së paku 450 euro për gjithë të punësuarit.
“Këtë vit, në tre muajt e parë të qeverisë së re, le të ulen në kolltukët e rehatshme të funksionarëve dhe menjëherë të sjellin vendim. Deri në fund të verës të rritet paga minimale në vend, sipas përllogaritjeve tona rreth 450 euro duke përfshirë stazhin në punë, orët shtesë në punë e festa. Por dua t’ju bëj thirrje funksionarëve që marrin nga 2,500-3,000 euro rroga sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, as mos të mendojnë të ju mohojnë harmonizimin e pagave sipas ligjeve në sektorin publik sepse revolta do të jetë e hatashme”, tha Sllobodan Trendafillov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Nga sindikatat thonë se nëse nuk bëhet rritja lineare e pagave sipas ligjeve në fuqi, do të parashtrojnë padi penale, në bazë të cilës dënimi me burg për punëdhënësit është nga 1-3 vite.
Sipas Ligjit të pagës minimale edhe në sektorin privat duhet të ketë rritje të pagës minimale dhe harmonizim lineare për rreth 40 euro të gjitha pagave në vend. Këtë nuk e pengon as Neni 8-a i Kodit Zgjedhor meqë jemi në periudhë zgjedhjesh, sepse ligjet aktuale me kohë vetëm se e kanë paraparë këtë rritje lineare pagash.
“Assesi nuk mund të jemi të kënaqur me këtë rritje të pagës minimale me 2,400 denarë, duke ditur se çfarë inflacioni kishim në këto 2-3 vite dhe si pasojë rritje enorme të çmimeve të produkteve ushqimore. Këto para janë pak për të punësuarit krahasuar me rritjen e standardit të jetesës në kohën e krizës. Andaj ne kemi ardhur këtu në takim të shprehim shqetësimet sepse punëtorët çdo ditë e më shumë varfërohen”, u shpreh, Bllagoj Ralpovski, Konfederata e Sindikatave të Lira.
Në mbledhjen e së premtes në hapësirat e Ministrisë së punës dhe politikës sociale morën pjesë edhe krerët e sindikatave të arsimit, shëndetësisë dhe policisë, të cilët kërkojnë që të punësuarit në këto sektorë të kenë rritje lineare, përndryshe do të organizojnë protesta dhe grevë të përgjithshme.
Nëse jo më herët, protesta gjithëpërfshirëse tani më do të jetë me 1 maj, në ditën e të drejtave të punëtorëve. Në vendet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Mali Zi dhe Bosnje & Hercegovina paga minimale është 450€./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë