LAJMI I FUNDIT:

LSDM do t’i tërheq edhe anëtarët e saj në KSHZ pas njoftimit për bojkot të zgjedhjeve

LSDM do t’i tërheq edhe anëtarët e saj në KSHZ pas njoftimit për bojkot të zgjedhjeve

Është e qartë që edhe anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) të propozuar nga LSDM do të tërhiqen pas njoftimit të liderit të partisë Zoran Zaev se partia më e madhe opozitare nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Një nga vendimet gjithnjë e më të sigurta është se ata do të tërhiqen“, tha mbrëmë vonë Zaev, pas shpërbërjes së Kuvendit dhe hapjes së shtegut për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.


Me tërheqjen eventuale të Violeta Duma dhe Igor Milev, në sajë të përfaqësuesve të LSDM në Komisionin shtetëror zgjedhor, ky institucion i cili është më kompetent për organizimin e zgjedhjeve do të ketë shumicën e mjaftueshme për të vendosur, por pa opozitën. Anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor i zgjedh Kuvendi, por tani ai është i shpërbërë. Në KSHZ, përpos tre ekspertëve, ka edhe nga dy përfaqësues nga VMRO-DPMNE dhe LSDM dhe nga një përfaqësues të BDI dhe PDSH.

Mbrëmë kryetar i KSHZ, Aleksandar Çiçakoski deklaroi se nuk do ta nënshkruaj Listën zgjedhore nëse mbetet vetëm edhe një votues kontestues.

Edhe pse Kuvendi u shpërbë, spikeri Trajko Veljanovski nuk i shpalli zgjedhjet. Me siguri do të thirret në afatin ligjor që këtë ta bëjë më së voni deri më 15 prill. Kuvendi nuk i votoi as dorëheqjet e ministrave dhe zëvendësministrave të LSDM, gjë që do ta ndërlikojë situatën në mënyrë plotësuese. Lideri i LSDM, Zaev deklaroi që pushteti i mban peng: „Do të bëjmë çmos që njerëzit tonë të mos jenë pjesë e qeverisë e cila planifikon të zbatojë zgjedhje kriminale“, tha Zaev./Telegrafi/