LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Shtetit i duhen zgjedhje të parakohshme kuvendare

LSDM: Shtetit i duhen zgjedhje të parakohshme kuvendare

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “vetëm për dy vite e gjysmë Maqedonia e Veriut u shndërrua në shteti modern dhe evropian. Suksesi i reformave të zbatuara nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM janë të pranueshme për gjithë botën demokratike.

Nga LSDM thonë se BE bëri gabim historik dhe se kjo ka qenë edhe mesazhi i përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Padrejtësia e tillë nuk do të luhatë shoqërinë, shtetin, institucionet. Përkundrazi, do të punojmë dyfish më shumë për vlera evropiane, standarde dhe reforma”, thonë nga LSDM duke shtuar se ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar dhe të tjerëve që jetojnë në vend nuk do të prishet.

Ata kërkojnë organizim të zgjedhjeve të shpejta kuvendare ku qytetarët do të marrin vendim se në cilën rrugë do të shkojmë.

“Qytetarët kanë mandat të vendosin nëse do të shkojmë në rrugën e drejtë të vlerave demokratike dhe evropiane, në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit që na çon përpara apo të shkojmë në rrugën e errët të izolimit, nacionalizmit, ndarjeve dhe konflikteve”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, nuk ka dilema që qytetarët edhe një herë do të sigurojnë të ardhme dhe do t’i mposhtin politikat e ndarjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori