LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qeveria e shndërron vendin në një destinacion stabil për investime të huaja

LSDM: Qeveria e shndërron vendin në një destinacion stabil për investime të huaja

Nëpërmjet planit për rritje ekonomike, Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja, siguron kushte për zhvillimin e klimës stabile të biznesit që do ta pozicionojë vendin si destinacion stabil për investime të sigurta, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Punohet në përmirësimin e pamjes së destinacionit për investim të Maqedonisë, nga një vend që i ofronte qytetarët e saj si forcë e lirë e punës, në një vend që ofron përkrahje dhe kushte për hapjen e vendeve të reja të punës, me paga të mira, siguri ligjore, ndërlidhje me tregjet evropiane dhe realizimin e investimeve kapitale për zhvillim të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe të energjetikës”, thonë nga LSDM.


Në kumtesën e LSDM-së poashtu përmendet se plani për rritje ekonomike, për vendet e reja të punës parasheh përkrahje financiare me mbulim të 10% të pagës e cila është për 50% më e lartë nga paga minimale e caktuar me ligj./Telegrafi/