LSDM: Pse Mickoski dhe Fillkov nuk i dërgojnë dokumentet për ekstradimin e Gruevskit

LSDM pyet Qeverinë nëse kanë dërguar dokumentet për ekstradimin e Nikolla Gruevskit nga Hungaria.
Nga LSDM thonë se as Hristijan Mickoski dhe as Ministri i Drejtësisë Igor Filkov nuk kanë guximin të japin një përgjigje të qartë.
"Heshtje. Heshtje. Duke u fshehur nga publiku. Ata sillen sikur kjo nuk është puna e tyre, sikur nuk dinë çfarë po ndodh, sikur nuk kanë përgjegjësi. Pse Mickoski dhe Filkov nuk po i dërgojnë dokumentet? E vërteta është shumë e thjeshtë, ata po e mbrojnë qëllimisht Nikola Gruevskin".
"Gruevski nuk është thjesht një i arratisur nga drejtësia. Ai është një simbol i regjimit, krimit dhe korrupsionit të OBRM-OKG. Pikërisht për këtë arsye Mickoski po i ikën një përgjigjeje. Sepse ai e di që nëse Gruevski bie, bie edhe miti mbi të cilin OBRM-OKG ka ndërtuar patriotizëm të rremë dhe ndershmëri të rreme për vite me radhë".
"Ky është një grup i organizuar kriminal, asgjë më shumë. Maqedonia nuk duhet të jetë një vend ku qeveria mbron kriminelët e dënuar. Duhet të ketë drejtësi. Duhet të ketë llogaridhënie. Gruevski duhet të përballet me drejtësinë", thonë nga LSDM.




















































