LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Po realizohen masat kundër ndotjes së ajrit

LSDM: Po realizohen masat kundër ndotjes së ajrit

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria e udhëhequr nga to, ka filluar me realizimin e masave për uljen e ndotjes së ajrit.

Ata thonë se është hapur thirrje publike për ndryshimin e sistemeve joekologjike për ngrohje në kopshte dhe shkollat e mesme dhe fillore, në qytetet më të ndotura në vend.


“Të drejtë pjesëmarrje në thirrjen publike kanë qytetet dhe komunat ku ka koncentrim të lartë të grimcave PM10 dhe PM 2.5. Gjithashtu, nga Ministria e Ekonomisë është hapur thirrje publike për subvencionimin e një pjese të harxhimeve për blerjen e kolektorëve diellor dhe dritarave PVC”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se në vazhdimësi do të marrin masa afatshkurte dhe afatgjate për të tejkaluar problemin me ndotjen e ajrit./Telegrafi/